Kurrikullumi ynë

Brek Njuz është media ndërkombëtare dhe botërore me seli në Paskuqan e themeluar nga Muzllum Shtëllunga, të cilit i lindi pasioni për tu bërë influencer në 1968 kur shpërndante me Zuk gazetën Zëri i Popullit.

Redaksia jonë ka në mesin e saj gazetarë të mbaruar ose që kanë mbaruar shkollë. Stafi ynë është i trajnuar të zhbirilojë thashethemet, dmth lajmet, të cilat nuk i verifikojmë, pasi nuk duam të vëmë në siklet burimin e lajmit.

Lajmet tona janë 120 % të vërteta por në raste të veçanta, nga 120 % mund ta ulim deri në 80 %.

Pronari ynë i nderuar prof.dr. Muzllum Shtëllunga çdo ditë shkon nga njëra seli partie në tjetrën, me misionin e kapjes së lajmit por edhe të lekut.

Pavarësia jonë mediatike është e shenjtë dhe mbetet e pacënuar deri në momentin që na vjen ndonjë lek në llogarinë tonë bankare.